Zgjidhja jonë për ju!

Shërbimet tona

Grumbullim profesional dhe i organizuar i vajrave të përdorur në të gjithë Shqipërinë.

Ne ofrojmë kontenierë të përshtatur sipas nevojës dhe frekuencë të rregullt të mbledhjes për: Biznese gastronomike, Amvisëri dhe komunitete etj.

Si Funksionon procesi ynë i grumbullimit të vajit?

Në EcoGrease Solution, procesi ynë fillon nga pika e mbledhjes së vajit të përdorur në restorante, kuzhina profesionale dhe familjare.

Grumbullimi i vajit të përdorur

Restorantet, fast food-et dhe kuzhinat familjare na besojnë për një menaxhim të sigurt të mbetjeve të vajit.

Ringrohje & Përpunim

Vaji trajtohet sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë për t’u kthyer në lëndë të parë për biokarburantet.

Filtrim & Dekantim

Pasi mblidhet, vaji kalon nëpër një proces të filtrimit dhe dekantimit në depozitat tona të dedikuara.

Eksport & Partneritete Ndërkombëtare

Nga Shqipëria drejt Europës me standarde të larta dhe partnerë të besuar.

Eco Grease Solution nuk ndalet vetëm në mbledhjen dhe trajtimin e vajit të përdorur në territorin shqiptar. Një pjesë e konsiderueshme e vajit të trajtuar eksportohet drejt partnerëve tanë ndërkombëtarë, kompani lider në sektorin e biokarburanteve dhe përpunimit të vajit në nënprodukte energjetike.

Përmes bashkëpunimeve të certifikuara me operatorë prestigjiozë europianë, vaji i mbledhur nga ne përpunohet më tej për t’u kthyer në biodiesel, lubrifikantë teknikë, apo produkte të tjera të qëndrueshme.

Ky proces jo vetëm që garanton një zinxhir transparent dhe të sigurt, por na lejon të kontribuojmë realisht në tranzicionin energjetik dhe ekonominë qarkulluese në nivel ndërkombëtar.

Të përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë në industri

Më shumë informacion?