
Jepu jetë të re vajrave të përdorur!
Ne grumbullojmë dhe riciklojmë vajin e përdorur të gatimit në të gjithë Shqipërinë, duke e kthyer në energji të pastër për të ardhmen.
Nga një iniciativë familjare në një mision kombëtar për mjedisin.
EcoGrease Solution është themeluar në Tiranë në vitin 2016 me një mision të qartë: të mbrojmë mjedisin dhe të promovojmë një ekonomi qarkulluese përmes menaxhimit të qëndrueshëm të vajit të përdorur të gatimit. Sot, operojmë në mbi 7 qytete në Shqipëri dhe kontribuojmë aktivisht në reduktimin e ndotjes.

Shërbimet tona
Grumbullim profesional dhe i organizuar i vajrave të përdorur në të gjithë Shqipërinë.
Ne ofrojmë kontenierë të përshtatur sipas nevojës dhe frekuencë të rregullt të mbledhjes për: Biznese gastronomike, Amvisëri dhe komunitete etj.
Si Funksionon procesi ynë?
Kjo pjesë ofron një përmbledhje të një shërbimi të vetëm, duke theksuar veçoritë kryesore, vlerën dhe përfitimet për përdoruesit në mënyra të ndryshme.
Grumbullimi i vajit të përdorur
Restorantet, fast food-et dhe kuzhinat familjare na besojnë për një menaxhim të sigurt të mbetjeve të vajit.
Filtrim & Dekantim
Pasi mblidhet, vaji kalon nëpër një proces të filtrimit dhe dekantimit në depozitat tona të dedikuara.
Ringrohje & Përpunim
Vaji trajtohet sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë për t’u kthyer në lëndë të parë për biokarburantet.

Shërbim i certifikuar. Mbulim kombëtar. Zgjidhje për çdo biznes.
EcoGrease Solution ofron një shërbim të certifikuar dhe të personalizuar për çdo lloj biznesi në sektorin e gatimit.
Me mbulim në të gjithë Shqipërinë, kontejnerë të përshtatur dhe grumbullim të rregullt, ju garanton menaxhim të sigurt dhe të ligjshëm të vajit të përdorur.